Me lutje dhe qirinj të ndezur për më shumë mbarësi e shpresë, besimtarët bektashinj festuan ditën e Sulltan Novruzit.
22 Marsi simbolizon ardhjen e pranverës dhe fillimin e një viti të ri, që përkon me lindjen në Qabe të të shenjtit Imam Aliu. Harmonia mes feve ndihet edhe në këtë festë.
“Jam ortrodokse, por kam burrin bektashi, e festoj.”
Një mesazh urimi për më shumë dashamirësi në zemër vjen edhe nga vetë Kryegjyshi Botëror Bektashian, që një vëmendje të veçantë i dha dashurisë për vendin.
Edmond Brahimaj, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane: Duajeni atdheun tuaj ashtu si nënën dhe jepni kontributin tuaj në atdheun tuaj, kjo është pasuria për të cilën ka nevojë Shqipëria.
Në gjuhën perse, fjala Nevruz do të thotë ‘ditë e re’.
Tv Klan