Besimtarët katolikë kremtojnë këtë të Premte “Udhën e Kryqit”.
Arqipeshkvi Arjan Dodaj po udhëheq ceremoninë në kryeqytet, ndërsa qytetarë të shumtë përkujtojnë vuajtet e Jezu Krishtit deri në momentin e kryqëzimit.
Ky ritual është i shenjtë për besimtarët dhe i paraprin Javës së Bardhë.
Të Dielën është festa e Pashkëve që është festa më e madhe e krishtërimit. Ajo shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit. Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe si simboli i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit./tvklan.al