Dhjetëra besimtarë ortodoksë sfiduan temperaturat e ftohta të dimrit në ditën e Ujit të Bekuar, për të kryer ritin fetar, atë të kapjes së kryqit, që ndodh çdo 6 Janar.

Në Durrës, të rinjtë notuan në ujërat e ftohtë të Adriatikut, ndërsa në Berat në Lumin Osum. Dy djemtë e dy qyteteve e fitojnë për herë të dytë kryqin.

Dita e Ujit të Bekuar, e njohur ndryshe si Epifania, u kremtua edhe në Vlorë, ku ritualin e ndoqën dhjetëra besimtarë.

Në Fier ky ritual u krye në ujërat e një shatërvani.

Po ashtu edhe në qytetin e Korçës.

Ndërsa në Elbasan ceremonia u zhvillua në një pishinë të qytetit.

Për besimtarët, 6 Janari shënon pagëzimin e Jezu Krishtit në Lumin Jordan nga Gjon Pagëzori.

Besimtarët në këtë ditë pas hedhjes së kryqit mbushin ujë, duke e ruajtur për një vit në shtëpitë e tyre, për më shumë fat.

Tv Klan