Besimtarët ortodoksë festojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar ose siç njihet ndryshe Pagëzimi i Krishtit.

Mitropolitë në të gjithë vendin kryejnë procesionin e hedhjes së kryqit në ujë për t’u kapur nga besimtarët.

Dita e Ujit të Bekuar është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festave ortodokse.

Në moshën 30-vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor.

Këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit, ndaj dhe çdo datë 6 Janar besimtarët ortodoksë bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.   /tvklan.al