Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange mund të ekstradohet nga Britania e Madhe në SHBA.
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar rrëzoi vendimin e 4 janarit sipës së cilit themeluesi i WikiLeaks nuk mund të ekstradohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Gjyqtarja e qarkut Vanessa Baraitser e arsyetoi atë vendim se Assange nuk ishte në gjendje të përballonte sistemin e ashpër të burgjeve në SHBA dhe se mund të kryente vetëvrasjeje nëse ai ekstradohej.
Por autoritetet amerikane kanë dhënë garanci se ai nuk do të përballet me këto masa të rrepta.
Assange kërkohet në SHBA për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në 2010 dhe 2011.
Nëse ai shkon në SHBA mund të përballet me 175 vite burg nëse dënohet.
50-vjeçari kërkohet në lidhje me publikimin e mijëra dokumenteve në vitet 2010 dhe 2011. SHBA-ja pretendon se rrjedhja e informacionit theu ligjet dhe rrezikoi jetë njerëzish por ai thotë se informacionet e publikuara tregojnë abuzimet nga ushtria amerikane.
Klan News