Marrin fund telashet me drejtësinë për Julian Assange. Themeluesi WikiLeaks u lirua nga një burg në Britaninë e Madhe ku qëndronte prej më shumë se 5 vitesh, teksa zhvillonte beteja të shumëfishta ligjore me disa vende.
52-vjeçari udhëton këtë të Martë drejt ishujve të Marianës Veriore, një arkipelag në Oqeanin Paqësor që është pjesë territoriale e Shteteve të Bashkuara.
Drejtësia amerikane e ka dënuar me rreth 5 vite burg, për shkelje të ligjeve të spiunazhit pas publikimit të dokumenteve të klasifikuara në vitin 2010 në faqen e tij WikiLeaks, ku zbuloheshin skandale të shumta të ushtrisë amerikane në luftërat e Irakut dhe Afganistanit.
Megjithatë, në këtë ishull Assange do të shkojë sa për të kryer procedurat, pasi drejtësia amerikane i ka njohur atij periudhën e qëndrimit në burgun britanik.
Që prej 2012-ës, Assange përfitoi azil dhe u ngujua në ambasadën ekuadoriane në Londër, pasi autoritetet suedeze ngritën ndaj tij akuza për ngacmime seksuale që më pas u hodhën poshtë. I ngujuar qëndroi deri në 2017-ën kur Ekuadori i hoqi të drejtën e azilit.
Tv Klan