Anashkalimi i emrit Maqedonia e Veriut gjatë betimit solemn dhe fjalimit në Parlament të Presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, bëhet lajm dite në Greqi.
“Kursi evropian i RMV-së varet nga përdorimi i emrit kushtetues”, ka qenë reagimi i menjëhershëm i Ministrisë së Jashtme Greke.
Athina zyrtare thotë se veprimet e Siljanovskës, paraqesin shkelje të marrëveshjes dhe Kushtetutës, duke rikujtuar se Qeveria greke, respekton Marrëveshjen si ndërkombëtarisht të ratifikuar, që mbizotëron çdo dispozitë tjetër ligjor.
“Kjo procedurë qartazi shkel Marrëveshjen e Prespës, por edhe Kushtetutën e shtetit fqinj, që është i harmonizuar me obligimet e saja ndërkombëtare. Marrëdhëniet dypalëshe dhe rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimit të emrit kushtetues”, tha Ministria e Jashtme Greke.
Klan News