Edhe pse na ndajnë dhe pak dite nga Nata e Krishtlindjes, në Lezhë atmosfera e kësaj date të shënuar ndihet edhe më shumë pasi në qendër të qytetit është vendosur Betlehemi, vendi ku lindi Jezu Krishti duke sjellë dritë gëzimi, harmonie dhe shprese.

Bekimi i Betlehemit u bë nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Imzot Otavio Vitale, ku të pranishëm ishin edhe qytetarë të shumtë të cilët iu gëzuan kësaj atmosfere të krijuar.

Ipeshkvi i i Dioqezës së Lezhës Otavio Vitale u shpreh se Krishtlindja është një festë mjaft e rëndësishme për të treguar dhe harmoninë me njëri-tjetrin.

Organizimet e ndryshme dhe atmosfera e krijuar në prag të festave të fundvitit në Lezhë po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, duke i dhënë shumë gjallëri mbrëmjeve në këto ditë Dhjetori.

Klan News