Durrësi po shndërrohet në një destinacion të preferuar për pushimet festive, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe të huajt. Shtetas të shumtë italianë dhe turistë të tjerë të huaj kanë zgjedhur këtë qytet bregdetar për të kaluar ditët festive të Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve.

“Kam zgjedhur Shqipërinë për të kaluar Krishtlindjen, së bashku me familjen dhe disa miq. Këtu është shumë bukur, dhe është një qytet që të bën të ndihesh mirë në çdo kohë.”

“Kemi vendosur t’i kalojmë këtu ditët festive. Vijmë prej shumë vitesh. Durrësi është një qytet shumë i bukur, që po zhvillohet çdo ditë. Këtu më pëlqen gjithçka, veçanërisht gatimet.”

Hotelet në Durrës janë plotësisht të rezervuara për festën e Krishtlindjes.

“Nuk po marrim më rezervime sepse numri ka arritur maksimumin, çdo vit e më shumë rritet kërkesa për ta festuar Krishtlindjen sidomos në hotele dhe në restorante”, shprehet operatori turistik, Blerim Norja.

Rezervime të shumta ka edhe për ndërrimin e viteve, ku hoteleritë kanë prezantuar oferta atraktive me paketa tre-ditore, ndërsa restorantet do të ofrojnë një menu të pasur me gatime tradicionale.

“Parë duke ruajtur traditën, tek gjeli i detit, bakllavaja, kadaifi, të cilat janë prezente në tavolinë”, thotë kuzhinieri Arsen Çollaku.

“Më shumë ka Bullgaria, Sllovenia, këtë vit janë shtuar Polonia, Italia dhe Rumania”, shprehet operatori turistik, Blerim Norja.

Për të ofruar një atmosferë sa më të ngrohtë festive, shërbimet turistike dhe i gjithë qyteti i Durrësit është veshur me dekorim shumëngjyrësh.

Tv Klan