Biznesmeni kinez që i prodhon prej dylli nuk ka arritur t’i dërgojë në SHBA
Për Zeng Sheng, menaxherin e Shanghai Maiyi Arts, këtë vjeshtë biznesi duhet të ishte duke pasur një bum shitjesh. Me afrimin e zgjedhjeve në ShBA, kërkesat për skuplturat në dyllë të Donald Trump duhet të ishin shumë të larta.
Por pandemia e koronavirusit ka ndaluar porositë e reja dhe ka vonuar porositë jashtë kufijve, përfshirë dhe drejt nga SHBA. Ai tani ndaluar dhe prodhimin e një kopje të Joe Biden.
Shanghay Maiyi Arts është themeluar në 2012 si prodhues dhe furnizues i statujave të dyllit. E gjendur në periferi te Shanghait, Maiyi Arts ka një sallë të madhe sa dyfishi i një muzeu normal, ku vizitorët mund të pozojnë te statujat e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un, yllit të arteve marciale Jackie Chan dhe të tjerë.
Zeng është shprehur se deri në 2019, kompania eksportonte deri në 700 statuja në vit, ku 1/3 shkonte përtej oqeanit. Sipas prodhuesit të statujave një tjetër faktor që ka ndalur prodhimin është edhe marrëdhëniet e tensionuara që Kina dhe SHBA-ja kanë së fundmi.
Virusi goditi porositë dy herë, njëherë në Kinë, ku fabrikat dhe pikat turistike janë mbyllur. Biznesi vazhdon me 2/3 e potencialit të tij. Vitin që shkoi kompania prodhoi 16 statuja të Presidentit amerikan, 6 nga të cilat u shitën jashtë.
Klan Plus