Në një intervistë për revistën “Time”, presidenti amerikan Joe Biden ka kritikuar sërish qasjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu-t për luftën në Gaza.
Ai shprehet se ekzistojnë arsye për të besuar se Netanyahu po zvarrit konfliktit për të shpëtuar veten politikisht.
“Mosmarrëveshja ime më e madhe me Netanyahun mbi atë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë lufta në Gazë? Ku do të shkohet? A kthehen forcat izraelite atje?”, ishin disa nga pikëpyetjet që ngriti Biden gjatë intervistës së tij.
Biden pranoi se ai dhe kryeministri izraelit Netanyahu mbajnë qëndrime të ndryshme sa i përket rolit të Autoritetit Palestinez të reformuar në qeverisjen e Gazës së pas luftës, një plan që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, por që refuzohet nga kryeministri izraelit.
Edhe udhëheqës të tjerë botërorë që i kanë kërkuar atij t’i japë fund konfliktit e nga ana tjetër ligjvënësit e krahut të djathtë në parlamentin izraelit që kanë paralajmëruar ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse Netanyahu bie dakord me armëpushimin, pa eliminuar tërësisht kontrollin e Hamasit në Gazë.
Propozimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë synon të ndalojë përkohësisht luftimet në Gazë, shtimin e ndihmës humanitare dhe lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi fati i të cilëve ende nuk dihet. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu para një komisioni parlamentar u shpreh se parimisht ka rënë dakort për arritjen e armëpushimit pa plotësimin e kushteve të Izraelit.
Në terren sulmet ajrore izraelite vranë 15 palestinezë në Gaza qendrore dhe jugore duke përfshirë fëmijë, gra dhe policë që ndihmojnë në mbrojtjen e dërgesave të ndihmave në qytetin jugor të Rafahut. Izraeli njoftoi se forcat e tij tokësore janë zhvendosur në kampin e refugjatëve Bureij në Deir el-Balah të Gazës qendrore, ndërsa avionët luftarakë sulmuan disa objektiva në zonë.
Klan News