Presidenti amerikan, Joe Biden pranoi dështimin në debatin e të entjes me Donald Trumpin. Megjithatë, në tubimin e parë në Karolinën e Veriut, pas përballjes së parë televizive me ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë, Biden shprehu bindjen se është në gjendje ta mundë Trumpin më 5 Nëntor.
“E di që nuk flas dot më aq mirë sa dikur. E di që s’bëj dot debate siç kam bërë. Por unë di si ta bëj këtë punë dhe t’i çoj gjërat e nisura deri në fund. Nuk do të kandidoja nëse nuk do e besoja me zemër dhe shpirt se jam në gjendje.”
Por duket se shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë po e humb besimin brenda partisë së tij dhe në opinionin publik se është njeriu i duhur për të mposhtur Trumpin e për të drejtuar vendin për 4 vitet e ardhshme.
Në një analizë të gjatë, “New York Times”, një media e orientuar drejt mendimit liberal shkruan se tek demokratët po shtohen zërat që kërkojnë zëvendësimin e tij sa nuk është vonë.
Vetë kjo e përditshme jep opinionin e saj dhe i bën thirrje Bidenit të tërhiqet, pasi siç shkruan “nuk është në lartësinë e Trumpit”, siç u pa edhe në debatin e të enjtes. Demokratët megjithatë, shfaqen të ndarë. Në mbështetje të Bidenti ka dalë ish-presidenti Barak Obama.
Tv Klan