Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme që pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy kryeministrave për luftimin e emigracionit të paligjshëm.
Shifra është bërë e ditur nga ministri për Emigracionin e Paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Mjakëll Tomlinson gjatë fjalës së tij në ministerialin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë dhe ku merrnin pjesë ministrtat e brendshëm të vendeve të rajonit.
Michael Tomlinson – Ministër për Migracionin e Paligjshëm të Britanisë së Madhe: Unë frymëzohem nga puna e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përgjatë 18 muajve të fundit, për të ulur mbërritjet me skaf në Mbretërinë e Bashkuar me më shumë se 90%.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se asnjë vend në rajonin tonë nuk mund të trajtojë i vetëm sfidat e migracionit të paligjshëm.
Taulant Balla: Angazhimi i vazhdueshëm i partnerëve ndërkombëtarë na jep besimin se duke punuar së bashku si rajon, ne mund të ecim më shpejt dhe më fort në ambicien tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke ndarë parimet e shtetit të së drejtës së bashku si një rajon. Dhe nëse ka një çështje të veçantë, ku ne të gjithë mund dhe do të bashkëpunojmë ngushtë, është menaxhimi i flukseve migratore.
Më pas, ministrat e Brendshëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Britanisë së Madhe firmosën deklaratën e bashkëpunimit. Tashmë edhe Kosova i bashkohet Task Forcës së Përbashkët të Luftës Kundër Migracionit të Paligjshëm. Gjatë punimeve të Ministerialit, ministri Balla u takua dhe me homologun italian, Matteo Piantedozi.
Tv Klan