Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas mediave, kabineti i Giorgia Melonit synon t’ua heqë të drejtën gjykatësve të migracionit të marrin vendime edhe në Gjykatën e Apelit. 

Përpjekja vjen pas vendimit të së premtes nga Apeli i Romës, që ktheu në Itali edhe grupin e tretë prej 45 azilkërkuesish të dërguar në kampin e Gjadrit më herët gjatë kësaj jave për vlerësimin e kërkesave të tyre për azil në Itali.

Edhe vendimi i Apelit pati të njëjtin rezultat si ato dy të mëheshmit nga Gjykata e Romës e shkallës më e ulët, më 18 Tetor dhe 11 Nëntor, ndonëse pas këtyre vendimeve, shumica qeverisëse e Melonit ndikoi që t’i hiqeshin gjykatës së Romës kompetencat për të vendosur për çështjet e emigrantëve dhe për ta të vendosej në një shkallë më lartë, në Gjykatën e Apelit.

Edhe në Gjykatën e Apelit vendosën 5 gjykatës të marrë nga i të njëjti seksion për emigrantët i Gjykatës së Romës, sipas lejes së dhënë nga kreu i Apelit. Brenda qeverisë ka edhe zëra që kërkojnë që të pritet një vendim nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, që po shqyrton këtë çështje. Një seancë për këtë çështje do të zhvillohet më 25 Shkurt, por një vendim pritet jo më herët se në pranverë.

Se kur do të mbërrijë një anijeje e 4-t me emigrantë në Shëngjin, kjo është tashmë edhe më e paqartë, pavarësisht këmbënguljes së Melonit për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë.

Tv Klan