Ylli amerikan i muzikës pop, Billie Eilish ka bërë thirrje për “veprim urgjent” mbi ndryshimet klimatike vetëm pak kohë pak para mbajtjes së “COP26”, konferencës së ardhshme të Kombeve të Bashkuara mbi këtë temë që mbahet në Glasgow.

Aktiviteti do të zhvillohet midis 31 Tetorit dhe 12 Nëntorit të këtij viti dhe synon t’i bashkojë palët për të përshpejtuar veprimet drejt qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe Konventës të OKB-së për ndryshimet klimatike.

Këngëtarja Billie Eilish, aktori Rainn Wilson, eksploruesi Levison Wood dhe personalitete të tjera, janë bërë bashkë me disa shkencëtarë si pjesë e fushatës “University of Exeter’s GreenFutures”, për të xhiruar një video-mesazh drejtuar liderëve botërorë. Eilish ka kohë që bën thirrje për nevojën për veprim rreth emergjencës klimatike botërore. Muajin e kaluar, ajo ishte një nga artistet e shumta që i bëri thirrje Kongresit të Shteteve të Bashkuara për forcimin e politikave për ndryshimet klimatike.

Klan News