Shërbimet në aeroporte, banka, spitale e shumë bizenese në mbarë botën po i rikthehen gradualisht normalitetit, pas një probelmi kibernetik që preku sistemet kompjuterike duke shkaktuar kaos për disa orë të enjten dhe të premten. Pavarësisht rikuperimit kthimi në normalitetet mund të marrë kohë.

Për pasojë operatorët presin që disa vonesa dhe anulime të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës. Ndërkohë një pjesë e shërbimeve do të shtyhen për shkak të anulimeve që ndodhën një ditë më parë. Vetëm gjatë të premtes kompania e analitikës së aviacionit ”Cirium” tha se 5 078 fluturime – ose 4,6% e atyre të planifikuara u anuluan globalisht.

Probleme pati edhe në shërbimet spitalore ku shumë operacione u anuluan. Kompania Crowdstrike ka kërkuar falje për komplikimet dhe ka thënë se problemi është rregulluar, mirëpo e ka pranuar që do të duhet kohë derisa të kryhet e gjitha puna.

Firma e sigurisë kibernetike, me bazë në Teksas, sqaroi se arsyeja e problemeve globale nuk kishte të bënte me një sulm kibernetik, por me një përditësim të gabuar në kompjuterat që përdorin sistemin ‘Microsoft Windows’.

Teksa rimëkëmbja e sistemeve vazhdon, ekspertët thonë se ndërprerja e energjisë ka treguar se shumë organizata nuk janë të përgatitura mirë për të zbatuar planet e emergjencës kur një sistem IT, ose një pjesë softuerike, prishet.

Tv Klan