Sekretari organizativ në Partine Socialiste, Blendi Klosi, u takua me banorë të zonave informale në Durrës.
Në këto takime duke folur për kapitullin e programit qeverisës të Partisë Socialiste për zonat informale, Klosi premtoi formalizimin dhe urbanizimin e tyre në mbarë vendin, me qellim rritjen e barazisë mes jetës se qytetit dhe periferisë.
Blendi Klosi: “Kjo zonë për ne nuk do të duhet të jetë vetëm një zonë informale. Padyshim Partia Socialiste e Shqipërisë në programin e saj elektoral problemin e zonave informale dhe legalizimeve e ka mese të qartë. Nuk do të jemi kundër legalizimit. Ato shtëpi që ju keni ndërtuar me djersën e ballit padyshim ju do të duhet t’i gëzoni dhe programi i Partisë Socialiste flet qartë që ato shtëpi ju do t’i gëzoni.”
Gjithashtu, në këtë takim Klosi foli edhe për probleme te tjera qe shqetësojnë këtë komunitet, duke premtuar se ata do te marrin zgjidhje me ardhjen e socialisteve ne pushtet./tvklan.al