Partia Socialiste ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kërkesa është firmosur nga kryetari Edi Rama së bashku me deklaratën e angazhimit solemn që e kërkon Kodi Zgjedhor.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri tani kanë depozituar kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje 13 parti politike përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë.

Partitë politike kanë afat deri më 25 Shkurt 2025 për tu të depozituar kerkesen regjistrim si subjekte zgjedhore.

Klan News