Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për gazetarët jashtë dyerve të parlamentit, ku nuk la pa përmendur shpalljen non-grata të Antony Blinkenit në çdo institucion politik të SHBA-ve nga presidenti Donald Trump.
Berisha tha se ai paraqet rrezik për sigurinë dhe se kjo është karma.
“E merrni vesh ju kush është Edi Rama, i lidhur me të si mishi me kockën. Rama më rrihte gjoksin se ai më kishte shpallur non-grata mua. Karma është ashtu siç e dini e vet ju, s’po e them unë”.
Berisha mbështetin deklaratën e dhënë disa orë më parë se arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj u bë për të sfumuar ardhjen e drejtorit të fushatës së Trump në mbështetje të PD.
“Tani që u bë për atë qëllim, mos ki asnjë dyshim, sepse deklarata që bëri kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, nuk kishte dhe nuk mund të bëhej kurrë me dëshirën apo vullnetin e Sali Berishës. Ajo ishte një deklaratë që buronte nga thellësitë e establishmentit republikan, sepse George Soros është faktuar, ju e morët vesh besoj që Antony Blinken është shpallur non-grata për çdo zyrë federale të SHBA-ve, pra ky njeri nuk mund të futet në asnjë institucion si rrezik për sigurinë kombëtare. E merrni vesh ju kush është Edi Rama, i lidhur me të si mishi me kockën. Antony Blinken, Rama më rrihte gjoksin se ai më kishte shpallur non-grata mua. Karma është ashtu siç e dini e vet ju, s’po e them unë”, është shprehur Berisha.
/tvklan.al