Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar të gjithë qytetarëve 112-vjetorin e Pavarësisë.

Blinken thotë se marrëdhënia e ngushtë midis kombeve është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciporoke për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, thotë Sekretari i Shtetit i ShBA, Antony Blinken.

/tvklan.al