Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të ish-presidentit Ilir Meta dështoi. Blushi thotë se “skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat”.
Ai i është kundërpërgjigjur Ministrit të Brendshëm, duke thënë se bëri reagim provokues dhe se operacioni ka qenë i urdhëruar nga lart. Tedi Blushi, në emër të Partisë së Lirisë deklaroi se “askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist”.
Klan News