Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi thotë se drejtësia nuk ka asnjë provë që e përfshin Ilir Metën në korrupsion dhe se në burg po mbahet me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Blushi shprehet se arrestimi i kryetarit të PL ka si qëllim shkatërrimin e opozitës dhe se përgjigja e vetme ndaj qeverisë do të jetë përballja me popullin.

Tedi Blushi: Rrëmbimi terrorist i presidentit Meta nga banda terroriste e Edi Ramës dhe Altin Dumanit, e ngjashme me grupet paramilitare serbe dhe arrestimi i tij politik, e theksoj pa prova pa fakte dhe pa dëshmi nuk ishte gjë tjetër vetëm se vula përfundimtare e faktit se mafia ka tashmë drejtësinë e saj. E vetmja alternativë në këto kushte përballë kësaj mafia që ka shkelur çdo vijë të kuqe mbetet përballja pa mëshirë dhe dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe me kryebanditin Edi Rama dhe kryeterroristin Altin Dumani. Në rast se zotit Meta i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do të jetë personale e Edi Ramës.

Klan News