Aktivisti Gjergj Bojaxhi ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u shpreh se në vendin tonë po shkatërrohet historia për të bërë ndërtime komerciale.
Bojaxhi u shpreh se vitin e fundit në Tiranë janë hequr me dhjetëra monumente kulture.
“Shqipëria është i vetmi vend ku monumentet e kulturës hiqen nga listat. Nuk ka asnjë vend, ku një objekt është pjesë e një kompleksi dhe ikën nga monument kulture. Nuk ka një liste monumentesh kulture. Vetëm në vitet e fundit në Tiranë janë hequr me dhjetëra monumente kulture. Nuk është problemi vetëm i teatrit sepse teatri është vetëm një simbolikë, një fenomen sepse këtu po shkatërrohen historia, trashëgimia e kryeqytetit, por edhe e Shqipërisë për të bërë objekte komerciale dhe për të ndërtuar”, tha Bojaxhi.
Aktivisti shtoi ndër të tjera se nuk ka një faqe në internet për monumentet e kulturës pasi është hequr lista./tvklan.al