Bombat ruse shënjestruan një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Harkiv duke e vrarë dy njerëz, përfshirë një fëmijë, dhe duke i plagosur 34 të tjerë.

Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se fëmija, 11 vjeç, ishte nxjerrë nga rrënojat me lëndime të rënda në kokë, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin. Kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, tha se Rusia përdori një bombë të telekomanduar ajrore.

Ndërtesa e goditur ndodhet në distriktin Saltiv të Kharkiv dhe shpërthimi i fuqishëm shkaktoi zjarr. Pas shpërthimit, një pjesë e Harkivit mbeti pa energji elektrike. Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pësuar sulme të pamëshirshme ruse. Një bombardim rus më 28 Tetor dëmtoi ndërtesën Derzhprom një ndërtesë historike e cila ka qenë nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 2022.

Nga ana tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka deklaruar se dislokimi i trupave koreanoveriore nga Rusia për ta ndihmuar atë në luftën e saj kundër Ukrainës, është një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe destabilizues”. Duke folur në një konferencë për media në Pentagon, Austin tha se mbi 10.000 ushtarë koreanoveriorë janë vendosur tashmë në Rusinë lindore.

“Putini nuk do të mbizotërojë në Ukrainë, edhe me më shumë ndihmë nga Koreja e Veriut. Por këto zhvillime thellësisht shqetësuese dhe aleatët dhe partnerët e tjerë të angazhuar për sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët. Provat sugjerojnë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 ushtarë për t’u stërvitur në Rusinë lindore, dhe disa nga këto trupa tashmë janë afruar me Ukrainën. Unë jam gjithnjë e më i shqetësuar që Kremlini planifikon t’i përdorë këta ushtarë të Koresë së Veriut për të mbështetur operacionet luftarake të Rusisë.”

Disa prej këtyre ushtarëve po zhvendosen në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën. Austin përsëriti se trupat koreanoveriore duhet të presin të jenë në shënjestër e ushtrisë ukrainase, e cila përdor armë të dhuruara nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, në fushëbetejë, dhe se disa prej tyre ka mundësi ta humbin jetën.

Rusia mohoi lajmet se trupat koreanoveriore janë të pranishme në vijën e parë të luftës duke duke akuzuar Uashingtonin dhe Londrën për dezinformim.

Klan News