Të paktën 21 persona, duke përfshirë pesë fëmijë u plagosën pasi forcat ruse bombarduan qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv dhe rajonin përreth.

Dy persona u shtruan në spital pasi Rusia goditi qytetin e Kharkiv me bomba të drejtuara me saktësi dhe dëmtoi disa ndërtesa banimi.

Videot nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tregojnë ekipet e emergjencave që  ndihmojnë banorët të dalin nga rrënojat e kësaj ndërtese të shkatërruar shumëkatëshe.

Nga ana tjetër dronët ukrainas kanë shënjestruar fabrikat e etanolit në rajonin jugor të Rusisë të  Voronezhit. Dronët shkaktuan një zjarr në një objekt industrial ku për pasojë mbetën të plagosur 2 punëtorë.

Autoritet në Kyiv ka thënë shpesh se sulmet me dronë brenda Rusisë janë një përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Moskës në territorin e Ukrainës.

Klan News