Të paktën katër persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi Rusia sulmoi disa qytete të Ukrainës, mes tyre Kharkiv dhe Kiev.
“Një sulm ajror rus dëmtoi rëndë Derzhprom në Kharkiv, një nga ndërtesat më të famshme në botë nën mbrojtjen e përkohshme të UNESCO-s. Ne duhet të izolojmë agresorin dhe të rrisim presionin mbi të,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky në rrjetin sociale X .
Sulmet shkaktuan zjarr në pjesën qëndrore të Kharkivit, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 26 nga 48 dronët e lëshuar. Për pasojë u shkaktuan dëme edhe në infrastrukturë dhe në shtëpitë e banimit.
Në një sulm tjetër, dronët rusë goditën Kievin mëngjesin e së martës, duke plagosur gjashtë civilë. Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar gjithashtu se Moska po përgatitet edhe një herë të kryejë sulme kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës përpara dimrit.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy ndodhet në Islandë për të diskutuar me udhëheqësit nordikë “planin e tij të fitores” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Bisedimet do të përqendrohen edhe në financimin e prodhimit të armëve me rreze të gjatë për Ukrainën.
Klan News