Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell u ka rekomanduar shteteve anëtare heqjen e masave ndaj Kosovës.
Këtë rekomandim, Borrell e mbështet në faktin se Kosova ka ndërmarë hapa konkrete drejt përmbushjes se kërkesave të Bashkimit Evropin të parashtruara në deklaratën e 3 Qershorit të vitit 2023.
Janë ambasadorët e vendeve të BE-së që po diskutojnë mbi përmbajtjen e raportit të Borrell. Ai thekson se heqja e masave do të ishte një sinjal politik dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancuar në të cilin mund të çohet përpara dialogu mes Prishtinës e Beogradit.
Nga ana tjetër, Josep Borrell thuhet të ketë përmendur në raport se pret që Kosova të shfrytëzojë mundësinë për të vepruar në mënyrë depërshkallëzuese dhe për të shmangur veprimet e pakoordinuara.
Nga diskutimet në nivel të ambasadorëve do varet qasja e BE-së lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që heqja e masave ndaj Kosovës të përfshihet në agjenden e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së më 24 Qershor në Luksemburg.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka vlerësuar se asnjë shtet nuk ka qenë kundër heqjes së masave, përveç disave të cilat kanë kërkuar që ato të hiqen gradualisht.
Numri dy i ekzekutivit, ka thënë se ato qe në fillim kur janë vendosur kanë qenë të padrejta. Madje, sipas tij, padrejtësi shtesë ndaj Kosovës, ka qenë mos vendosja e masave ndaj Serbisë Bislimi, ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk është kusht për heqjen e masave nga BE ndaj nuk është kërkuar nga Borrell.
Bislimi, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, tha se masat janë joproporcionale u vendosën për shkak të trazirave të majit në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Klan News