Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, është takuar të mërkurën me liderët e Ballkanit Perëndimor në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai shprehet se duhet bashkëpunim edhe më i ngushtë kundër rritjes së ndikimeve që minojnë përpjekjet për reforma në rajon.

“Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë. Së bashku, ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë”, tha Borrell./tvklan.al