Presidenti i SHBA Joe Biden ftoi Boston Celtics në Shtëpinë e Bardhë për të festuar titullin e 18 kampion të fituar në NBA. Kreu i shtetit amerikan përgëzoi lojtarët dhe stafin teknik dhe theksoi vlerat që kjo skuadër përcjell si edhe punën e drejtuesve të saj.
“Mirë se erdhët në Shtëpinë e Bardhë! Nuk e di nëse ju i njihni këta djem pas meje, por ata sapo erdhën! Se di nga dreqin erdhën! Ju jeni kampionët e NBA për 2024-ën? Ju jeni Selltiks, apo jo? Jo vetëm kampionë, por edhe rekordmenë! Pavarësisht sportit, ajo që këta kampionë kanë të përbashkët janë vlerat! E them me sinqeritet, puna e madhe, puna e grupit, respekti dija që asnjë nga ne nuk është aq i mirë sa edhe mund të bëhemi kur jemi të bashkuar”.
Yjet e NBA-së, Jayson Tatum dhe Derrick White, i dhuruan presidentit një fanellë të Celtics ku shkruhej “Biden 46”. Administratori i klubit Uik Gruseg tha se sukseset arrihen vetëm me punë.
“Po përpiqemi t’u tregojmë njerëzve të botës se me djersë, bashkëpunim, respekt të ndërsjellët dhe integritet, mund të arrish çdo gjë!”
Në qershor, Boston siguroi titullin e tij të 18-të, duke vendosur rekord në NBA me një fitore 106-88 kundër Dallas Mavericks në ndeshjen 5 të finaleve të kampionatit amerikan të basketbollit.
Klan News