Zgjerimi i Kupës së Botës në 32 skuadra duket se do sjellë pasoja për FIFA. Përmes një letre drejtuar institucionit më të lartë të futbollit botëror, sindikata e lojtarëve dhe ligat botërore ka kërcënuar me veprime ligjore nëse nuk riplanifikohet kalendari i këtij turneu.
Koha e zhvillimit është problemi kryesor për ta, pasi shtimi i ndeshjeve krijon dëm ekonomik për kampionatet vendas dhe krijon lodhje për futbollistët nga numri i lartë i ndeshjeve. Në letrën drejtuar FIFA, kërkohet të riprogramojë Kupën e Botës për Klube dhe të rihapë diskutimet për kalendarin ndërkombëtar për periudhën deri në vitin 2030.
Ligat dhe sindikatat e akuzuan FIFA- n se ‘vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur merr vendime të njëanshme që përfitojnë garat e veta dhe interesat komerciale, duke ndikuar negativisht në ligat kombëtare dhe lojtarët’. FIFA nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi letrën, por burime të mediave botërore pranë organit drejtues thonë se datat e turneut lejojnë një kohë të mjaftueshme midis datave të fundit dhe fillimit të sezonit për shumë kampionate.
Gjithashtu theksojnë se lojtarëve do t’u lejohet një pushim minimal tre-ditor nga ndeshja në ndeshje. Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 15 Qershori deri më 13 Korrik e ku do të marrin pjesë skuadrat më të mira në Botë në sezonet e fundit.
Klan News