Pas 17 muajsh, Neymar Jr rikthehet në kombëtare. Sulmuesi brazilian duket se ka hedhur pas krahëve ecurinë negative, për të qenë sërish në fokusin e Seleçaos. Forma e mirë e treguar me Santosin, ku ka arritur të shënojë dhe asistojë ka lënë përshtypje maksimale në stafin teknik të Brazilit, me teknikun Dorival që është bindur për ta pasur sërish në ekip. 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për dy duelet kualifikuese ndaj Kolumbisë dhe Argjentinës.

Neymar gjendet në përfaqësuese që prej vitit 2023 ku mungoi për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Neymar ka shënuar rekord 79 gola në 128 paraqitje për Brazilin dhe ka luajtur në 3 Kupa Bote.

Bashkimi me kombëtaren e Brazilit shton gjasat që ai të jetë në organikën e 5 herë kampionëve të Botës në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Momentalisht, Brazili po kalon një moment negativ, me katër humbje radhazi, për të zbritur në vendin e pestë në kualifikueset e Botërorit të zonës së Amerikës latine, 7 pikë pas Argjentinës kryesuese.

Klan News