Bilanci i të vdekurve nga përplasja e një autobusi me pasagjerë me një kamion pranë qytetit Teofilo Otoni në Minas Gerais të Brazilit ka arritur në 38.
Autobusi u nis nga Sao Paulo, u nis për në shtetin verilindor të Bahia, dhe mbante rreth 45 pasagjerë. Të 38 viktimat e aksidentit ndodheshin në autobus, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.
Guvernatori Romeu Zema urdhëroi mobilizimin e plotë për të ndihmuar viktimat. “Ne po punojmë për të siguruar që familjet e viktimave të mbështeten për ta përballuar këtë tragjedi e cila vjen pak para Krishtlindjeve,” tha Zema.
Autoritetet vendase kanë hapur hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Disa prej dëshmitarëve kanë bërë të ditur se autobusit i shpërtheu një gomë, gjë që mund të ketë bërë që shoferi të humbasë kontrollin dhe të përplaset me kamionin.
Por të tjerët në vendngjarje thanë se një bllok graniti që i përkiste kamionit ra në rrugë dhe goditi autobusin. Sipas Ministrisë së Transportit të vendit, më shumë se 10,000 njerëz humbën jetën në aksidente në Brazil në vitin 2024.
Klan News