Legjenda braziliane Ronaldo do të kandidojë për postin e presidentit të federatës së futbollit në vendin e tij. Ai ka në plan të përfshihet në fushatën që do të zhvillohet nga Marsi i 2025 deri në Mars të 2026. Ronaldo foli për mediat vendase për planin e tij.

“Këtë njoftim e bëj për t’u dërguar një mesazh presidentëve të federatave lokale dhe klubeve se jam kandidat për kreun Federatës Braziliane të Futbollit. Kam plane të jashtëzakonshme dhe përpara se dikush të vendoste për votën e tij do të bisedoj me secilin. Do të udhëtoj në gjithë Brazilin në një fushatë për t’i bindur”, tha Ronaldo.

48-vjeçari i cili luajti 98 ndeshje me përfaqësuesen braziliane synon të zëvendësojë presidentin aktual Ednaldo Rodrigues. Ronaldo, fitues i shumë trofeve mes tyre Botërorin dhe Topin e Artë, tani kërkon që përvojën e marrë në fushë ta kthejë të dobishme për të kthyer të lavdishëm futbollin e vendit të tij.

Tv Klan