BE është gati të përmirësojë ofertën e tij në kufirin irlandez, tha kryenegociatori Michel Barnier. Britania e Madhe dhe BE duan të shmangin problemet në kufi, që do të thotë çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje, por nuk mund të bien dakord se si do ta realizojnë këtë gjë.
Negociatorët e BE tashmë kanë zbutur tonet në propozimin e tyre për të shmangur një kufi me probleme. Në një takim të mëvonshmën, Theresa May pritet të paralajmërojë liderët e BE-së që të mos kërkojnë atë që është “e papranueshme”.
Ajo më parë ka hedhur poshtë planin “backstop” të BE-së për të mbajtur Irlandën e Veriut në përputhje me rregullat e saj tregtare, duke thënë se kjo do të përçante Mbretërinë e Bashkuar.
Përpara samitit të Salzburgut, Barnier tha se shumica e kontrolleve mund të bëheshin larg zonave kufitare, shkruan BBC. Por kjo u hodh poshtë nga Partia e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut, e cila tha se “ende do të thotë një kufi poshtë Detit Irlandez edhe pse me lloje të ndryshme kontrolli”.
Pas Brexit, kufiri prej 310 kilometrash midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës do të bëhet kufiri i Britanisë me BE. Për momentin, mijëra njerëz kalojnë çdo ditë për punë dhe për pushime, ashtu si mallrat, ushqimi dhe ilaçet, që po shpërndahen në të dy vendet.
Si pjesë e tregut të vetëm të BE-së dhe doganave, këto produkte nuk kanë nevojë të kontrollohen për dogana dhe standarde por kur Britania e Madhe braktis këto dy marrëveshje, gjithçka ndryshon.
Privatisht, zyrtarët e BE thonë se këto kontrolle mund të kryhen nga zyrtarët britanikë ose të BE-së, ose nga inspektorët e shëndetësisë dhe jo zyrtarët e doganave, për të çdramatizuar çështjen e kufirit.
/tvklan.al