Presidenti i Britanisë së Madhe Keir Starmer i ka kërkuar Presidentit rus Vladimir Putin që të firmos tani marrëveshjen e paqes me Ukrainën nëse ai është serioz për arritjen e paqes.

Kryeministri britanik tha se vonesa e një përgjigjeje dhe shqetësimi nga ana e Rusisë mbi propozimin e Presidentit Donald Trump dhe sulmet e vazhdueshme barbare të Rusisë mbi Ukrainën bien plotësisht në kundërshtim me dëshirën e deklaruar të Putinit për paqe.

“Në rast të një armëpushimi, ne theksuam nevojën për rregulla të forta monitorimi, për të siguruar që çdo shkelje e një marrëveshjeje të identifikohet dhe të bëhet e ditur”, tha Kryeministri britanik.

Starmer tha se nuk mund të qëndrojnë duarkryq dhe të presinn që të ndodhë armëpushimi.

“Unë besoj se herët a vonë ai do të vijë në këtë tryezë dhe të angazhohet në diskutime, por është një “por e madhe” për ne në këtë takim, ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe thjesht të presim që kjo të ndodhë”, tha Keir Starmer.

/tvklan.al