Kryeministri britanik, Keir Starmer, thotë se Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite.
“Irani nuk duhet të përgjigjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të de-përshkallëzuar situatën në të gjithë rajonin”, tha ai.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Samoa, Kryeministri Starmer tha se duhet të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal teksa u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregohen të përmbajtur.
“Unë e kam të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregohen të përmbajtur”, shtoi ai.
Izraeli ka nisur sulme ajrore në Iran, me shpërthime të dëgjuara në kryeqytetin Teheran. Ushtria izraelite thotë se sulmet ishin në objektiva ushtarake iraniane dhe të gjithë avionët e saj janë kthyer të sigurt.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se sulmet janë në përgjigje të “sulmeve të vazhdueshme mujore” nga Irani dhe pas një breshëri raketash iraniane goditën Izraelin më 1 Tetor.
Akoma nuk dihet nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga ana e Iranit ndaj këtyre sulmeve./tvklan.al