Vendimi historik: Duke filluar nga 2030 ndalohen makinat me naftë e benzinë
Ndryshim thelbësor në Britaninë e Madhe dhe politikat e gjelbra. Kryeministri Boris Johnson parashikon që duke nisur nga 2030, në vend të ndalohen përfundimisht automjetet me naftë apo benzinë dhe shitja e tyre. Gjithashtu zgjatjen deri në vitin 2035 të afatit të përdorimit të automjeteve hibride, deri në përfundim të tranzicionit që përmbyllet me vetëm automjete elektrike brenda territorit të ishullit.
Për këtë gjë një plan investimesh me mbi 12 miliardë sterlinash, 1.3 të tjera vetëm për krijimin e stacioneve të furnizimit dhe krijimin e 250 mijë vendeve të reja punësimi. Gjithashtu plani prej 10 pikash në mbështetje të mjedisit parashikon edhe mbjellje pemësh në mbi 30 mijë hektarë, shtimin e hapësirave të mbrotjura natyrale dhe të pistave për biçikleta. Revolucioni i gjelbër industrial i kryeminsitrit Tory shihet me skepticizëm në vend, por është mjaft sugjestiv dhe i denjë për tituj të mëdhenj.
Boris Johnson, është bir i një prej pionerëve të politikave ambientaliste në Britani, dhe kjo mund të jetë një arsye e fortë e politikave të gjelbra që po ndërmerr.
Klan Plus