Boksieri i peshave të rënda, Tyson Fury ka njoftuar tërheqjen. Britaniku ka marrë vendimin pak javë pas humbjes së dytë ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Fury e bëri të ditur vendimin për tërheqjen nga boksi, nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale.

36-vjeçari u mposht nga Usyk me vendim unanim në revanshin e tyre Dhjetorin e kaluar, në përballjen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.

Më herët ishte përfolur për një ndeshje mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua gjatë vitit 2025, por duket se kjo përballje mes dy britanikëve nuk do të zhvillohet. /tvklan.al