Elbasani ka mbetur pa trajner. Roberto Bordin, ka dhënë dorëheqjen pas fitores me Bylisin dhe është larguar nga drejtimi i verdhebluve.
Një vendim disi i papritur, pasi vjen menjëherë pas fitores, e cila në kampionat mungonte prej tetë ndeshjesh.
Presidenca ka pranuar dorëheqjen e Bordin dhe ka nisur menjëherë nga puna, për të zgjedhur trajnerin e ri.
Tekniku italian u ul në stolin e Elbasanit më 12 korrik dhe në 16 ndeshjet e Superiores ka shënuar katër fitore, nëntë barazime dhe tre humbje, me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadra mban vendin e pestë në renditje. /tvklan.al