Një peticion që i bën thirrje qeverisë britanike që të anulojë vizitën e planifikuar të Donald Trump, ka grumbulluar jo pak, por mbi 1 milionë firma.
Sipas “The Independent”, qeveria britanike është e detyruar t’i përgjigjet të gjitha peticioneve që marrin më shumë se 10 mijë firma dhe nëse peticioni arrin në 100 mijë, ai duhet të merret në konsideratë për një debat në Westminster Hall.
Megjithatë, Downing Street ka theksuar se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar sa i përket udhëtimit të presidentit amerikan.
Peticioni në fjalë vjen si përgjigje ndaj vendimit të Trump për ndalimin e futjes në Amerikë të shtetasve nga Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria e Jemeni./tvklan.al