Legjenda amerikane e rock-ut, Bruce Springsteen dhe grupi E Street u japin mundësi fansave të njihen me procesin e tyre krijues në dokumentarin e tyre të fundit që u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Springsteen parakaloi në tapetin e kuq me shokun e grupit Steven Van Zandt dhe menaxherin e tij.
I quajtur “Road Diary: Bruce Springsteen and The E Street Band”, dokumentari do t’i njohë fansat edhe me prapaskenat e koncerteve të tyre ku ata kanë performuar për mijëra njerëz nëpër kontinente të ndryshme.
Dokumentari nis me imazhe të rralla të anëtarëve të grupit që nga fëmijëria e tyre.
Springsteen, i cili mbush 75 vjeç në fund të këtij muaji, ka 20 çmime Grammy ndërsa albumet e tij kanë kryesuar listat muzikore gjatë dekadave të fundit. Dokumentari transmetohet në Disney+ më 25 Tetor.
Klan News