Ikona e muzikës Bruce Springsteen doli në tapetin e kuq në Los Angeles për të shfaqur dokumentarin më të ri.

I titulluar “Road Diary: Bruce Springsteen and The E Street Band” dokumentari u jep fansave mundësinë për të parë nga afër procesin krijues të grupit .

Dokumentari përqendrohet jo vetëm tek karriera muzikore e grupit të njohur por edhe prek tema të tjera si mosha dhe vdekja të cilat përmenden nga këngëtari i njohur.

Regji e këtij projekti muzikor i është besuar Thom Zimny​. Dokumentari vjen pasi turneu i këngëtarit duhej të ndërpritej për shkak të problemeve shëndetësore të 75-vjeçarit.

Rokeri i lindur në New Jersey publikoi albumin e tij të parë në studio – “Greetings From Asbury Park” në 1973 dhe që atëherë ka shitur më shumë se 140 milionë disqe në mbarë botën dhe ka fituar  20 çmime Grammy.

Klan News