Ylli i muzikës rok Bruce Springsteen është bërë tekstshkruesi i parë i huaj që nderohet me një çmim nga Akademia e Ivors që nderon emra të njohur të muzikës në Britaninë e Madhe.
Ai mori çmimin nga këngëtari i njohur Paul McCartney dhe u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që ka dhënë në muzikë jo vetëm përmes këndimit, por edhe shkrimit të teksteve të këngës.
“Fakti që jam artisti i parë ndërkombëtar që merr këtë çmim, veçanërisht si amerikan , duke qenë se gjithmonë mendoja se britanikët ishin paksa dyshues ndaj mënyrave tona të çuditshme, e bën një përvojë shumë domethënëse për mua.”
Çmime u dhanë edhe për artistë të tjerë .“Sprinter”, hiti nr. 1 i reperëve Dave dhe Central, fitoi çmimin e projektit më të realizuar ndërsa çmimi për albumin më të mirë shkoi për “Black Classical Music” të bateristit dhe kompozitorit anglez Yussef Dayes.
Klan News