Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur të mbaj të pandryshuar normën bazë të interesit, nisur kjo dhe nga ecuria positive e ekonomisë dhe inflacioni i cili ka ardhur në rënie.
Gent Sejko: Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.0%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.0%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.0%.
Sipas guvernatorit Gent Sejko ekonomia shqiptare ka ecur me ritme pozitive dhe gjatë fjalës së tij përmendi disa tregues.
Gent Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë, duke qëndruar pranë nivelit mesatar prej 2.1%. Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i kërkesës së brendshme dhe të huaj. Paralelisht me të, edhe punësimi e pagat pritet të vijnë në rritje, duke rritur mirëqenien e familjeve.
Guvernatori foli edhe për problemin e trajtimit të kredive me probleme.
Gent Sejko: Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se aktiviteti i Bankës së Shqipërisë ka qenë në përputhje me bazën ligjore e rregullatore dhe i ka shërbyer përmbushjes së misionit të saj në linjë me nevojat e zhvillimit ekonomik të vendit. Banka e Shqipërisë dhe Këshilli Mbikëqyrës mbeten të gatshëm të mbështesin në vijim të gjitha reformat e nevojshme ligjore për adresimin e problematikave që kanë dalë në pah nga zhvillimet e tregut të trajtimit të kredive me probleme.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ekonomia shqiptare u rrit me 3.6%. Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i aktivitetit ekonomik pasqyroi rritjen e konsumit familjar, të investimeve të sektorit privat dhe të rritjes së eksportit të shërbimeve.
Klan News