Debutimin e pati më 1979, por opera e kompozuar nga Rauf Dhomi, “Goca e Kaçanikut”, do të rikthehet në Teatrin e Operas dhe Baletit pas 45 vitesh.

Regjisori Nikolin Gurakuqi e rimerr këtë opera pas katër dekadash për ta vënë në Shkurt të këtij viti premierë në Kosovë, me artistë lirikë të Kosovës.

Shfaqja kori sukses të jashtëzakonshëm, njëjtë si në ’79 në Tiranë.

Historia e veprës përshkruan një histori dashurie, trimërie dhe rezistence për liri, ndaj dy institucionet operistike Shqipëri– Kosovë, në javën e flamurit e sjellin për publikun kryeqytetas.

Artistët ndajnë emocionin e ngjitjes së shfaqjes në Tiranë.

“Goca e Kaçanikut” do të ngjitet sonte në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Tv Klan