Gjykata e Posaçme la në qeli pa afat 3 personat e arrestuar disa ditë më parë si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, që trafikonin lëndë narkotike jashtë vendit.
Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj nëpërmjet avokatëve kërkuan masë me të butë sigurie, kërkesë që iu rrëzua, teksa refuzuan të flasin para gjykatës.
Ata u identifikuan si pjesë e këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike të llojeve të ndryshme drejt Italisë, Greqisë, Kosovës dhe Turqisë nga komunikimet e gjetura në telefonin e ish-policit Arlind Ismailukaj.
Edhe ky i fundit në qeli si pjesëmarrës në trafik.
Tv Klan