Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për Gëzim Çelajn dhe 13 persona të tjerë duke i çuar në gjyq për dyshimet se janë përfshirë në trafik drogash dhe bashkëpunuar si grup i strukturuar kriminal.

SPAK thotë se Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj, ky i fundit një ish-polic, në cilësinë e drejtuesve të grupit kriminal kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike.

Hetuesit kanë dokumentuar dy episode të trafikut. Një rast në 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike.

Të pandehur SPAK dërgoi në gjykatë edhe ish-shefin e komisariatit Kurbin, me dyshimet se ka bashkëpunuar me Gëzim Çelajn.

Gjithashtu gjatë hetimeve, Prokuroria gjeti disa pasuri të pajustifikuara prej Çelajt, Ismajlukajt dhe familjarëve të tyre, duke i bllokuar ato.

Në sekuestro janë vënë 7 pasuri që konsistojnë në kompani private, pasuri të paluajtshme, makina dhe llogari bankare.

TE PANDEHUR

Gëzim Çelaj

Arlind Ismajlukaj

Nerim Çela

Armando Mema

Dritan Metaj

Ben Dalipaj

Besnik Brokeri

Alket Deda

Selami Lushkaj

Ksenofon Bodo

Kyrylo Ponomarenko

Kostiantyn Biellon

Armando Papa

Roland Guza


Tv Klan