Tre persona, të vetëquajtur “Tre Musketierët” janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë britanike, për komplot të një sulmi terrorist ndaj policisë, ose ushtrisë.

Naweed Ali, 29 vjeç, Khobaib Hussain, 25 vjeç, të dy nga Sparkhill, Birmingham dhe Mohibur Rahman, 33 vjeç, nga Stoke-on-Trent, kishin planifikuar një sulm me përmasa të mëdha, që do të shkaktonte shumë viktima.

Një person i katërt, Tahir Aziz, 38 vjeç u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm.

Sipas BBC, gjykatësi i Old Bailey, Justice Globe tha se ata kishin kohë që ishin indoktrinuar me një ideologji radikale e të dhunshme.

Kur policia i arrestoi në Gusht të vitit të shkuar, atyre iu gjet një bombë pjesërisht e ndërtuar. Ali, Hussain dhe Rahman kishin qenë të dënuar më parë, për akuza që lidheshin me terrorizmin.

Treshja, të cilët e quanin veten “Tre Musketierët” në mesazhet që shkëmbenin në grup, sipas BBC, refuzuan të shkonin në gjykatë./tvklan.al