Një gazetar austriak ka sjellë detaje të reja rreth ngjarjes së të hënës që tronditi tërë Europën për shkak të sulmit terrorist në Vjenë.
Florian Klenk, kryeredaktor i gazetës javore Falter thotë se autori është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, por me origjinë shqiptare. Mësohet se autori quhet Kujtim F., dhe sipas gazetarit ai është lindur e rritur në Vjenë.
Shtetësinë e dyfishtë të tij e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, i cili tha se 20-vjeçari kishte dy shtetësi, nga Maqedonia e Veriut dhe Austria. Sipas Ministrit, ai ishte mbështetës i të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Prindërit e tij janë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk janë të dyshuar për lidhje me Islamizmin radikal. Ndërkohë sa i përket të riut, ai ka qenë nën vëzhgimin e autoriteteve austriake.
Kjo pasi ai ishte një prej 90 austriakëve islamikë të ndaluar për të udhëtuar në Siri në Korrik. Mirëpo policia nuk ka besuar se ai do të ishte duke planifikuar një sulm terrorist në Vjenë.
“Kam gjetur disa detaje rreth terroristit. Ai quhet Kurtin S. I lindur në vitin 2000. Ishte 20 vjeç dhe lindur e rritur në Vjenë. Ka origjinë shqiptare. Prindërit e tij janë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk kanë qenë të dyshuar për lidhje me islamin. Ai ka qenë në radarin e autoriteteve pasi ishte një prej 90 austriakëve islamikë që donin të udhëtonin në Siri, por u ndalua në Korrik. Policia nuk besonte se ai mund të planifikonte sulm terrorist”, tha Klenk.
Reuters ka sqaruar se, 20-vjeçari është terroristi i vrarë. Deri më tani nga sulmi kanë mbetur të vdekur të paktën 5 persona. Disa të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi janë plagosur. /tvklan.al
2/2 Er war am Radar des Verfassungsschutzes, weil er einer von rund 90 österreichischen Islamisten war, die nach Syrien ausreisen wollten. Im Juli wurde er daran gehindert. Dass er in Wien einen Terroranschlag plant, hatte ihm die Polizei nicht zugetraut.
— Florian Klenk (@florianklenk) November 3, 2020