Një 47-vjeçar amerikan rrezikon burgun pasi vrau gruan sepse kjo e fundit ishte e pakënaqur “sepse ai nuk ishte aq seksual sa ajo”. Është kjo deklarata që ka dëgjuar gjykata dhe që për William Jeffrey West mund të kushtojë 20 vite në qelinë e burgut.
Trupi i pajetë i Kathleen “Kat” West u gjet lakuriq në rrugë përballë shtëpisë së çiftit në Janar të 2018-ës. Prokuroria tha se ajo u vra për shkak se West e ka goditur me shishe në kokë. Kjo gjë i ka shkaktuar një plagë të rëndë që edhe i ka marrë jetën.
Autoritetet kanë gjetur shenjat e tij të gishtërinjve në shishe. Megjithatë avokatët e tij mbrojtës kanë thënë se gruaja vdiq për shkak se ka rënë aksidentalisht. Në trupin e saj është gjetur një sasi e lartë alkooli. Gruaja e West jetonte një jetë të dyfishtë si mama në shtëpi, por edhe si modele online. Ajo postonte foto me të brendshme nëpër faqe online.
Por avokatët mbrojtës kanë thënë se fakti që gruaja merrej me këtë punë nuk pati shkaktuar probleme mes çiftit. Megjithatë sipas prokurorëve West e vrau gruan pas një sherri gjatë një “nate takimi”. Sherri është i dokumentuar përmes mesazheve të shkruara dhe zanore.
“E di që ke frikë të më thuash që nuk do të qëndrosh më me mua, por vetëm më lëndon duke gënjyer”, kishte shkruar ajo. Më tej ajo i ka thënë se ai po hidhte poshtë 14 vite martesë. Por në një foto nudo ajo i shkruante: Faleminderit që më bën të ndihem seksi.
West i ka treguar hetuesve se ka pasur një martesë të lumtur. Por megjithatë ata kanë pasur probleme, pasi gruaja donte të kryente marrëdhënie seksuale 4 deri në 5 herë në javë, ndërsa ai donte më pak.
“Nuk jam aq seksual sa ajo. Kjo është e gjitha. Unë jam i lumtur me veten. Ajo nuk ishte e lumtur me këtë”, ka treguar ai.
West ka treguar se gruaja e tij ishte biseksuale dhe kishin menduar që të kryenin marrëdhënie sëbashku me femra të tjera. Vendimi përfundimtar për West do të merret në Janar të vitit të ardhshëm./tvklan.al